Zaha vazhdon kontratën me Crystal Palace

  • 15 August 2018 - 15:41
Zaha vazhdon kontratën me Crystal Palace

Ish-anëtari i Manchester United dhe futbollisti aktual i Crystal Palace ka vazhduar kontratën me skuadrën e tij aktuale.

Përfaqësuesi i Bregut të Fildishtë, Wilfried Zaha, gjatë gjithë afatit kalimtar ka qenë i lidhur me Chelsean dhe Tottenhemin, por që në fund nuk arriti marrëveshje të largohet nga Selhurst Park.

25 vjeçari i’u bashkua “shqiponjave” që në moshën 12 vjeçare, derisa në ç’do edicion ka thënë fjalën krysore për ekipin e tij. Pas tre viteve të kaluara në Manchester United ai u rikthye në shtëpinë e tij të dikurshme, për t’u bërë kështu golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre brenda një viti.

Mbetet të shihet nëse ndonjëra skuadër do t’a paguajë klauzolën e tij, apo do të paraqitet për “Palace” edhe viteve të ardhshme.

(Kosova Sot)