Higuain do të luftojë për “Këpucën e Artë”

  • 15 August 2018 - 15:43
Higuain do të luftojë për “Këpucën e Artë”

Gonzalo Higuain edicionin e rradhës do t’a djersitë fanellën e Milanit.Sulmuesi argjentinas kaloi nga Juventusi drejt qytetit të modës me formulën e huazimit me të drejtë të blerjes.

Rossonerët do t’i paguajnë “Zonjës së Vjetër” 18 milionë euro për huazimin, derisa do t’i shtojnë edhe 36 milionë të tjerë në fund të sezonit 2018/2019 për t’a blerë kartonin e plotë të lojtarit.

Analistët e kanë vlerësuar goxha këtë përforcim të 18 herë kampionëve italian, kurse i fundit që ka folur për këtë është ish-përfaqësuesi i Italisë, Luca Toni.Toni ka thënë se Higuain i ka të gjitha predispozitat e mundshme që të luftojë për “Këpucën e Artë” në Apenine.Mbetet të shihet performanca e lojtarit në ndeshjen e parë të Serie A, që “kuq e zinjtë” e zhvillojnë të Dielën më 19 gusht në San Siro përballë Genoas.

(Kosova Sot)