Laxalt në Milan punë e kryer, nesër zyrtarizimi

  • 15 August 2018 - 17:21
Laxalt në Milan punë e kryer, nesër zyrtarizimi

Diego Laxalt pritet që ti shtrohet testeve mjekësore në Milan nesër derisa ai ka arritur në qytet sonte

Rossoneri arritën marrëveshje mbrëmë për uruguaianin, i cili pritet që ti bashkohet ekipit për 14 milionë euro plus katër milionë euro bonuse.

Eksperti i transfereve në Itali, Gianluca Di Marzio raporton se 25 vjeçari pritet që të arrijë në Milano sonte, kurse nesër në mëngjers do t’i kryej testet mjekësore.

Tani në krahun e majtë Milan ka tre lojtar, Ivan Strinicin e lënduar, kurse në këtë fillim të sezonit Laxalt pritet që të konkurrojë për vend në formacionin bazë me Ricardo Rodriguez. 

 

(Kosova Sot)