Gjyqtari ishte lojtari më i mirë i Interit, thotë presidenti i Fiorentinas

  • 26 September 2018 - 14:45
Gjyqtari ishte lojtari më i mirë i Interit, thotë presidenti i Fiorentinas

Presidenti i Fiorentinas, Mario Cognigni, ka pohuar se gjyqtari isthe lojtari më i mirë i Interit në humbjen prej 2-1 në San Siro.

Interi hapi serinë e golave të martën ndaj Fiorentinas me anë të një penaltie kontroverse.

Presidenti i Fiorentinas reagoi me shumë frustrim, duke akuzuar Paolo Mazolennin për nja anshmëri.

“Ishte lojë e bukur, por pa gjqytarin do të ishte me më shumë respekt mes dy skuadrave dhe me një spektakël më i madh”.

Sistemi VAR

“GJykimi i Mazolenit ishte jo adekuat, provokativ dhe i njëanshëm. Ai ishte lojtari më i mirë i Interit”.

“Ne patëm ndeshje të mrekullueshme, por VAR krijon vetëm përbindësha që duan të rrëmbejnë vëmendjen”, deklaroi Cognigni.

Interi fitoi me rezultat 2-1 dhe ka 10 pikë pas pesë ndeshjeve në tabelën e Serie A. 

(Kosova Sot)