Real Madridi synon shkëmbimin Bale-Hazard

  • 17 October 2018 - 09:40
Real Madridi synon shkëmbimin Bale-Hazard

Real Madridi është i gatshëm t’ia ofrojë Chelseat Gareth Bale në kuadër të një marrëveshjeje për transferimin e Eden Hazardit, sipas Ok Diario.

Hazardi tashmë disa herë e ka bërë të qartë se e ka ëndërr të fëmijërisë të luajë për Real Madridin, edhe pse e ka pranuar se nuk do ta braktisë Chelsean në janar.

Në përpjekje për ta bërë më joshëse marrëveshjen për transferimin e belgut, Real Madridi është i gatshëm ta ofrojë edhe uellsianin Bale në kuadër të marrëveshjes.

Megjithatë, mbetet të shihet nëse Chelsea do të tregojë gatishmëri për t’ia paguar kontratën masive uellsianit, e cila skadon në vitin 2022. 

(Kosova Sot)