Alba ose Marcelo në Juventus

  • 18 October 2018 - 13:41
Alba ose Marcelo në Juventus

Juventusi ende nuk ka nënshkruar kontratë të re me Alex Sandron, dhe thuhet se janë hedhur në sulm për shërbimet e Jordio Albas dhe Marcelos për ta zëvendësuar atë.

Mbrojtësi brazilian ka qenë i lidhur me një kalim te Chelsea gjatë verës së vitit 2017 dhe në Manchester United këtë vit.

Mirëpo ai mbeti në Torino, mirëpo ende nuk është arritur një marrëveshje mes lojtarit dhe klubit.

Bisedimet janë ndalur, dhe Juventusi ka filluar të mendojë për alternativat e mundshme në krahun e majtë të mbrojtjes.

Ëndrra e “Zonjës së Vjetër” është Marcelo i Real Madridit, i cili ishte i lidhur me një kalim në Juve pas transferimit të Cristiano Ronaldos.

Opsioni i dytë është Jordi Alba nga Barcelona, i cili pritet të mos e vazhdojë kontratën e tij me klubi katalonas që i përfundon në vitin 2020. 

(Kosova Sot)