Barça e kërkon yllin e Liverpoolit për ta zëvendësuar Suarezin

  • 18 October 2018 - 14:01
Barça e kërkon yllin e Liverpoolit për ta zëvendësuar Suarezin

Barcelona është duke planifikuar transferimin e sulmuesit Brazilian të Liverpoolit, Roberto Firminos, për ta zëvendësuar sulmuesin e tyre, Luis Suarezin, për shkak të moshës së këtij të fundit.

Kontrata e Suarezit e mban atë në Camp Nou deri në vitin 2021, deri kur uruguaiani do të bëhet 34-vjeçar. Për shkak të nivelit të lartë të futbollit që kërkohet nga lojtarët e Barcelonës, drejtuesit e klubit tanimë kanë filluar të kërkojnë zëvendësime për Suarezin.

Ish-sulmuesi i Liverpoolit, Suarez, ka arritur t’i shënojë 154 gola në 209 ndeshje që nga transferimi i tij në Barcelonë. Por, për shkak të moshës së tij, katalonasit janë të detyruar të fillojnë të kërkojnë për lojtarë të rinj, të cilat mund ta zëvendësojnë Suarezin.

Deri më tani, më së shumti mundësi për të qenë ky zëvendësues duket se është një tjetër sulmues i Liverpoolit, Firmino. Ai është 27-vjeçar dhe drejtuesit e Barcelonës vlerësojnë se ai e ka maturinë e kërkuar dhe talentin për ta zëvendësuar uruguaianin.

(Kosova Sot)