Trajneri i Real Madridit afër shkarkimit, shikoni deklaratën e tij

  • 19 October 2018 - 12:26
Trajneri i Real Madridit afër shkarkimit, shikoni deklaratën e tij

Po vazhdon edhe më tutje të jetë njëra nga temat më të përfolura.

Fjala është për situatën e trajnerit të Real Madridit, Julen Lopetegui.

Strategu spanjoll ka dëshpëruar në fillim të këtij edicioni, fillimisht duke humbur ndeshjen finale të Superkupës evropiane përballë rivalit lokal, Atletico Madrid.

Ka qenë vet Lopetegui, i cili në një deklaratë për media ka konfrimuar raportet e mira me drejtuesit e klubit, derisa ka thënë se nuk pritet të shkarkohet përkundër zërave se një gjë e tillë shumë shpejt mund të ndodhë.

Madje, siç raportojnë mediat nga gadishulli Iberik, drejtuesit e kampionëve aktual evropian i kanë dhënë afat edhe pesë ndeshje, duke përfshirë edhe ‘El Clasicon’ që zhvillohet me datën 28 të këtij muaji.

Mbetet të shihet sesa do të zgjasë aventura e tij me ‘los merengues’

 

(Kosova Sot)