Zyrtare: Solari trajner i Real Madridsit

  • 13 November 2018 - 20:39
Zyrtare: Solari trajner i Real Madridsit

Real Madridi ka zyrtarizuar se menaxheri i tyre i përkohshëm, Santiago Solari do të jetë trajner i tyre. Ai ka nënshkruar kontratë te re që e lë atë në stol të Madridit deri në qershor 2021

Ai u caktua në pozitën e përkohshme pas shkarkimit të Julen Lopeteguit i cili u shkarkua më 29 nëntor.

Këtë mbrëmje, Real Madridi ka lajmëruar që Solari nuk do të jetë më trajner i brendshëm dhe i përkohshëm pasi që ai ka nënshkruar kontratë për të qenë trajner i Los Blancos për tri vitet e ardhshme.

42 vjeçari ka marrë votën e besimit të klubit pas katër fitoreve në katër ndeshje, përfshirë fitoren 5-0 në Ligën e Kampionëve jashtë kundër Viktoria Plzen.

Ata janë kampionët në fuqi të Ligës së Kampionëve, derisa sfida më e madhe për ta do të jetë kundër Romës që do të takohen në Olimpico më 27 nëntor. 

 

(Kosova Sot)