Evertoni e dëshiron mbrojtësin e Unitedit si transfer të lirë

  • 15 November 2018 - 09:29
Evertoni e dëshiron mbrojtësin e Unitedit si transfer të lirë

Everton dëshiron të nënshkruaj me Chris Smalling si transfer të lirë gjatë verës.

Kontrata e mbrojtësit 28-vjeçar përfundon në fund të këtij stinori, dhe Unitedi ka mundësinë për t’ia vazhduar kontratën për 12 muaj.

Nëse klubi nga Mançesteri nuk ia vazhdon kontratën Smalling, atëherë Everton do të tentojë që të nënshkruajë me anglezin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Smalling është pjesë e Unitedit që nga viti 2010, dhe deri më tani ka 303 paraqitje ku i ka shënuar 18 gola dhe ka bërë 4 asistime.

(Kosova Sot)