Auxerre mund të bëhet me pronar shqiptar

  • 13 October 2015 - 21:09
Auxerre mund të bëhet me pronar shqiptar

Biznesmeni, Irfan Hysenbelliu, ka shprehur interesim, për t’i blerë pjesën më të madhe të aksioneve të klubit francez, shkruan L’Equipe.

Pronarët aktual të skuadrës që ka histori 110 vjeçare, kanë shprehur interesim për shitjen e një pjese të aksioneve, në mënyrë që klubi të ngritet përsëri në elitat e futbollit.

Mediat vendase shkruajnë se biznesmeni shqiptar ofron 9 milionë euro për blerjen e paketës më të madhe të aksioneve, transmeton Supersport.al.