Lexoni edhe:
Takimi i 2 shtatorit i delegacionit Kosovar dhe atij serb në Vashington, pa entuziazmin e marrëveshjes finale
Mesfushori i Manchester United, Bruno Fernandes, ka thënë se zënka me fjalë mes tij dhe bashkëlojtarit të tij, Victor Lindelof, gjatë humbjes kundër Sevillës në Ligën e Evropës, ishte normale dhe se nuk ishte asgjë personale.
Pavarësisht golit të Fernandes nga penalltia, Sevilla ishte shumë e fortë për Unitedin dhe e mundi 2:1 falë golave nga Suso dhe Luuk de Jong, duke kaluar në finale të Ligës së Evropës.
Pas golit vendimtar të Sevillës, Fernandes u pa i zemëruar duke u fjalosur me Lindelof. U duk se dyshja e Unitedit po debatonte se kush e kishte fajin që i lejoi spanjollët të shënonin gol.
Unitedi ishte i pafuqishëm ta barazonte rezultatin dhe si pasojë u eliminua nga kjo garë nga një ekip spanjoll për herë të tretë rresht.
Duke folur pas ndeshjes, Fernandes e shpjegoi zënkën: “Është normal të (argumentosh) kur pëson gol. Nuk ka të bëjë me mua apo me Victor. Ajo që ndodhi mes meje dhe Victor është normale”.
“Do të ndodhë edhe shpesh herë të tjera në futboll. Ne duhet t’i shohim gabimet që të gjithë i bëmë dhe të përmirësohemi”, shtoi ai.
When team-mates collide ë#UEL #SEVMUN @DAZN_CA pic.twitter.com/JL0ihqVzKt
— Goal (@goal) August 16, 2020
(Kosova Sot Online )