Icardi transferohet te ky klub për 50 milionë euro

  • 26 November 2015 - 12:04
Icardi transferohet te ky klub për 50 milionë euro

Arsenal është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e sulmuesit të Interit, Mauro Icardi.

Arsenal është në kërkim të një qendërsulmuesi të ri.

Dhe, “Gunners” kanë identifikuar yllin e Interit, Mauro Icardi si futbollistin e nevojshëm në Emirates.

Menaxheri Arsene Wenger është i gatshëm të paguajë 50 milionë euro për transferimin e tij, ka bërë të ditur tabloidi britanik “The Sun”.

Icardi është sulmuesi kryesor i “Nerazzurrëve”, por mund të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni nëse skuadra italiane sërish nuk arrin të kualifikohet për në Ligën e Kampionëve.