Isco nën llupën e Arsenalit

  • 28 November 2015 - 22:11
Isco nën llupën e Arsenalit

Arsenali ka dërguar përfaqësues për ta ndjekur nga afër mesfushorin e Real Madridit, Isco.

Spanjolli nuk ka raporte të mira me trajnerin Rafael Benitez, ashtu që janë përhapur spekulime për largimin e tij.

Benitez nuk e përfshiu 23-vjeçarin në formacionin startues ndaj Barcelonës, kurse pas inkuadrimit në ‘el Clasico’, ai u përjashtua me karton të kuq për një ndërhyrje në Neymar.

Këto ngjarje besohet se i kanë zbehur akoma më shumë raportet mes trajnerit dhe lojtarit, ashtu që Topçinjtë duan të përfitojnë nga rasti.

Për shërbimet e Iscos interesohet edhe Liverpooli.