Perez e dëshiron Sanchezin në Real Madrid

  • 28 November 2015 - 22:23
Perez e dëshiron Sanchezin në Real Madrid

Alexis Sanchez është shndërruar në objektivin kryesor të Real Madrid.

Presidenti i ‘Los Blancos’,Florntino Perez, dëshiron ta transferojë me çdo kusht në ‘Santiago Bernabeu’, sulmuesin e Arsenalit, Alexis Sanchez, shkruan Fichajes.

Vlera e Sanchez besohet të jetë rreth 50 milionë euro, shumë kjo e përballueshme për Real Madrid.

Megjithatë, problemi i vetëm që mund të ndikojë që kiliani të mos transferohet në Madrid, është e kaluara e tij si futbollist i Barcelonës.