Liverpooli futet në garë për talentin e Salzburgut

  • S.A /
  • 06 October 2021 - 10:25
Liverpooli futet në garë për talentin e Salzburgut

Liverpooli është futur në garë për talentin e Red Bull Salzburg, Karim Adeyemi.Gjiganti i Premierligës Liverpooli është bërë pjesë e një liste të gjatë të klubeve të interesuara për shërbimet e talentit gjerman. 

Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe RB Leipzig janë duke e vëzhguar sulmuesin e ri, i cili falë golave të shumtë është ftuar edhe nga Kombëtarja e Gjermanisë.Sipas mediave gjermane, pavarësisht interesimit nga Liverpooli, Adeyemi parapëlqen ta vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane.

Çmimi i tij në treg sillet diku rreth 30-40 milionë euro.

(Kosova Sot Online )