Kombëtarja e Zvicrës ia uron në mënyrë speciale ditëlindjen kapitenit Xhaka

  • S.A /
  • 27 September 2022 - 14:54
Kombëtarja e Zvicrës ia uron në mënyrë speciale ditëlindjen kapitenit Xhaka

Për Granit Xhakën, sot është një ditë e veçantë. Futbollisti kosovar e feston sot ditëlindjen e 30-të. Priština: Neverovatan način da zaradite 20.000 dinara dnevno. Dhe, mesfushori i Arsenalit e ka marrë një urim special nga Kombëtarja e Zvicrës, e cila e bëri një postim në rrjetin social, duke ia dedikuar ish-futbollistit të Baselit dhe Borussia Monchengladbachut. 

“Urime ditëlindjen, kapiten! 30. Të festojmë me fitore sonte”, ka shkruar “Swiss Nati Men” në rrjetet sociale. Gjithashtu, Kombëtarja e Zvicrës i ka përmendur edhe faktet, statistikat dhe arritjet e futbollistit kosovar me këtë ekip. “Helvetikët” do të luajnë sonte me Republikën Çeke në ndeshjen e vlefshme për Grupin 2 të Ligës A, ndërsa një fitore eventuale do t’i kushtohej e tëra Xhakës, i cili është bërë i dashur edhe nga tifozët e Arsenalit pas paraqitjeve të shkëlqyeshme këtë sezon. 

(Kosova Sot Online )