E konfirmon menaxheri i tij, Lautaro mund të largohet nga Interi

  • S.A /
  • 06 October 2022 - 10:35
E konfirmon menaxheri i tij, Lautaro mund të largohet nga Interi

Lautaro Martinez mund të largohet nga Interi në të ardhmen. Këtë mundësi nuk e ka hedhur poshtë as menaxheri i sulmuesit argjentinas, Alejandro Camano.

“Në të ardhmen mund të ndodhë gjithçka. Interi nuk është në momentin më të mirë, por është një klub i madh dhe Milano një vend i mrekullueshëm për të jetuar. Askush nuk e përjashton faktin se klubet tjera e kërkojnë fuqishëm, por ai nuk e ka me nguti dhe dëshiron t’ia lë futbollit që t’i vendosë hapat e tij të radhës”, deklaroi menaxheri i Lautaros për “TyC Sports”.

Lautaro ishte pranë largimit nga Interi edhe vitin e kaluar, por në fund vendosi të qëndronte në “San Siro”, ku sezonin e kaluar ishte bërë lojtari kryesor pas largimit të Romelu Lukakut.

Tash, duket se përfaqësuesi argjentinas ka nevojë për një eksperiencë të re dhe nuk përjashtohet mundësia që ai të largohet nga Zikaltrit në verën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online )