Xhaka i ka dy fjalë për Serbinë

  • A.P /
  • 04 December 2022 - 15:06
Xhaka i ka dy fjalë për Serbinë

Një tjetër postim në llogarinë e tij në rrjetin social “Instagram” e  ka bërë  Granit Xhaka.

Në fitoren jashtëzakonisht të rëndësishme 3-2 të Zvicrës ndaj Serbisë, mesfushori nga Kosova ishte cak i provokimeve të vazhdueshme..

30-vjeçari reagoi edhe në fushë me një gjest, që nuk kaloi pa u komentuar.

Megjithatë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”, Xhaka duket se nuk është i fokusuar te komentet rreth tij.


“Ata që përqendrohen më mirë janë relativisht imun ndaj turbulencave emocionale”, shkroi mesfushori i Arsenalit.

Ai përdori edhe fjalinë me “hashtag”: “#writeyourstory”, që i bie “shkruani historinë tuaj”.

(Kosova Sot Online)