Kurti pyetet në Zvicër për festën e Xhakës e Shaqirit kundër Serbisë, kjo është përgjigjja e tij

  • S.A /
  • 18 January 2023 - 10:31
Kurti pyetet në Zvicër për festën e Xhakës e Shaqirit kundër Serbisë, kjo është përgjigjja e tij

Zvicra është shtëpia e klasës sonë punëtore, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një intervistë për gazetën Blick, përcjell "Kosova Sot Online".

Kjo deklaratë vjen derisa Kurti foli  për futbollistët shqiptarë të kombëtares zvicerane, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi u pyet për festën e tyre kundër Serbisë në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Kupën e Botës, shkruan "Kosova Sot Online".

“Zvicra është edhe shtëpia e disa futbollistëve të shkëlqyer me rrënjë kosovare. Këto bënë sërish polemika në Kupën e Botës, kur Granit Xhaka veshi një fanellë me mbishkrimin Jashari, emri i komandantit të parë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), pas fitores ndaj Serbisë. A jeni në rregull me deklarata të tilla politike në fushën e futbollit?”, e pyeti Kurtin gazetarja Lea Hartmann.

“Varet. Mendoj se deklaratat kundër racizmit janë të drejta dhe të rëndësishme. Dhe nëse dikush nderon identitetin e tij, kjo është në rregull edhe pë mua”, u përgjigj kryeministri i Kosovë.

“Keni një mesazh për Xhakën, Shaqirin dhe të tjerët?”, e pyeti gazetarja më tej.

“Faleminderit që frymëzuat kaq shumë talentë të rinj për të luajtur futboll. Edhe në Kosovë”, ishte përgjigjja e Kurtit.

(Kosova Sot Online )