Ja pse Xhaka mund të jetë shqiptari i vetëm startues te Zvicra

  • A.P /
  • 07 March 2024 - 15:28
Ja pse Xhaka mund të jetë shqiptari i vetëm startues te Zvicra

Kanë mbetur edhe 100 ditë nga fillimi i Kampionatit Evropian i futbollit.

Dhe, mediumi zviceran “Blick” ka nisur t’i bëjë llogaritë qysh tash, duke e formuar një formacion të mundshëm se si do të mundë të luajnë “Helvetikët” në Euro 2024.

Ekipi i Murat Yakin do të luajë më 15 qershor ndaj Hungarisë dhe mediumi zviceran e ka publikuar 11-shen që mund ta nisë këtë lojë: Summer; Widmer, Akanji, Elvedi, Rodriguez; Zakaria, Xhaka, Freuler; Vargas, Embolo, Okafor.

Siç shihet, në këtë formacion startues shihet veç një lojtar shqiptar, më saktësisht Granit Xhaka.

Ylli kosovar po shkëlqen në Gjermani me Bayer Leverkusenin dhe paraqitja e tij nga minuta e parë duket se është e padiskutueshme.

Por, në formacionin titullar nuk e shohim edhe shqiptarin tjetër, Xherdan Shaqiri, i cili ka qenë njëri prej lojtarëve kryesorë në Evropianët dhe Botërorët e fundit.

Futbollisti nga Zhegra e Gjilanit duket se do ta humbasë statusin e titullarit për faktin se po luan në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ligë kjo e nivelit më të ulët, ndërkohë që lojtarët tjerë zviceranë po shkëlqejnë në ekipet e tyre në Evropë.

(Kosova Sot Online)