Lexoni edhe:
Edhe një shqiptar do ta kemi kampion evrope: Xhaka dhe Gjimshiti në finalen e madhe
Bayer Leverkuseni e bën sërish atë që e ka bërë tash e disa ndeshje, evitimin e humbjes në fund të takimit.
Ekipi i drejtuar nga Xabi Alonso barazoi 2:2 me Romën në ndeshjen e dytë gjysmëfinale për t’u kualifikuar në finale të Ligës së Evropës, transmeton "Kosova Sot Online ".
Ndeshja e parë e zhvilluar në Itali javën e kaluar u mbyll me fitoren 0:2 të ekipit gjerman.
Edhe një shqiptar do ta kemi kampion evrope: Xhaka dhe Gjimshiti në finalen e madheLexoni edhe:
E ky evitim i humbjes ishte edhe historik për ekipin e drejtuar nga Xabi Alonso.
Xhaka me shokë shkuan në 49 ndeshje pa humbje në të gjitha garat, duke e thyer këtë rekord.
Gjatë këtyre 49 ndeshjeve, Bayer Leverkusen shënoi plot 136 gola.
Ky është sezon historik për Bayer Leverkusenin, i cili tashmë e ka fituar për herë të parë titullin e kampionit dhe është në dy finale tjera, atë të Ligës së Evropës ndaj Atalantas dhe në finale të Kupës së Gjermanisë ndaj Kaiserslautern.
(Kosova Sot Online )