Militao rikthehet pas mungesës së gjatë

  • G.G /
  • 30 March 2024 - 13:36
Militao rikthehet pas mungesës së gjatë

Lajme të mira në kampin e Real Madridit.

Qendërmbrojtësi brazilian, Eder Militao është rikthyer në skuadrën madrilene.

Ai është përfshirë në skuadër për ndeshjen e nesërme ndaj Athletic Bilbaos.

Militao pati një lëndim të rëndë të ligamenteve, që e mbajti jashtë fushave prej gushtit.

“Ai nuk është në formën e tij më të mirë, por është i gatshëm. Jemi shumë të lumtur”, konfirmoi Ancelotti.

(Kosova Sot Online)