Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit

  • S.A /
  • 18 April 2024 - 11:39
Portieri i Real Madridit u ndihmua nga bashkëlojtarët e tij para pritjes së penalltisë së Kovacicit

Mbrojtësi gjerman, Antonio Rudiger u bë heroi i fitores së Real Madridit ndaj Manchester Cityt mbrëmë dhe jo vetëm për penalltinë që shënoi në serinë e fundit.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihet se Rudiger ka ndihmuar portierin Andrej Lunin për të ndaluar atë që rezultoi të ishte një goditje e fortë nga Mateo Kovacic.

Më herët, Reali u rikthye në lojë pasi Lunin ndaloi Bernardo Silvan dhe kështu anuloi gabimin e kroatit tjetër, Luka Modric.Në serinë e radhës, Kovacic e vendosi topin në pikën e bardhë dhe në atë moment kamera e kapi Rudigerin duke ngritur dorën.

Gjermani po i tregonte portierit ukrainas se ku do të gjuante kroati dhe doli se kishte të drejtë.

Ai e festoi emocionalisht, e më pas shënoi golin e fitores 4-3 dhe siguroi kalimin e Real Madridit në gjysmëfinale.

(Kosova Sot Online )