Zidane pranë nënshkrimit me Bayernin

  • A.P /
  • 19 April 2024 - 14:01
Zidane pranë nënshkrimit me Bayernin

Zinedine Zidane është një hap larg që të bëhet trajner i Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm. 

Trajneri francez është opsioni i parë i klubit bavarez për të zëvendësuar Thomas Tuchel.

Kjo pasi kandidati tjetër, Julian Nagelsmann, sapo ka nënshkruar rinovimin e tij me Gjermaninë deri në Kupën e Botës 2026.

Zinedine Zidane nuk ka marrë drejtimin e asnjë skuadre që nga largimi i tij nga Real Madridi ku korri suksese të mëdha.

(Kosova Sot Online)