Lexoni edhe:
Xhaka: Të fitosh titullin e parë në histori të Leverkusenit është e pabesueshme, tani synojmë Ligën e Evropës
Finalja e 4 e Superligës së Kosovës në basketboll nis këtë fundjavë, transmeton "Kosova Sot Online ".
Katër skuadrat më të mira këtë edicion do të luftojnë për t’u shpallur kampion i Kosovës.
Trepça si liderë dhe Peja si e dyta u kualifikuan direkt në gjysmëfinale, kurse Ylli dhe Sigal Prishtina e patën një pengesë fillimisht.
Ylli shënoi dy fitore radhazi ndaj Bashkimit për t’u kualifikuar në mesin e katër më të mirave.
Ndërsa, Sigal Prishtina u desh të djersitej më shumë, duke e eliminuar Vëllaznimin pas tri ndeshjeve.
E në fundjavë nisin gjysmëfinalet. Peja e pret Yllin në “Karagaqi”, kurse Trepça do të jetë nikoqire e Sigal Prishtinës. Ekipi që shënon dy fitore, kualifikohet në finalen e madhe.
(Kosova Sot Online )