Caktohet gjyqtari special, një polak, për ndeshjen Real-Bayern

  • S.A /
  • 06 May 2024 - 12:29
Caktohet gjyqtari special, një polak, për ndeshjen Real-Bayern

Të mërkurën mbrëma zhvillohet ndeshja kthyese e gjysmëfinales mes Real Madridit e Bayern Munich në kuadër të Ligës së Kampionëve, transmeton "Kosova Sot Online".

Ndeshja e parë e zhvilluar para një jave në gjermani përfundoi pa fitues 2:2.

Për madrilenët të dy golat u shënuar nga Vinicius Junior, derisa për bavarezët realizuan Sane dhe Kane nga pika e bardh. Në prag të këtij derbi, është mësuar gjyqtari që do ta drejtoj takimin.

Gjyqtari polak Szymon Marciniak është zgjedhur për të gjykuar ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes Realit e Bayernit. Marciniak ka drejtuar Realin në shtatë ndeshje në kompeticionet evropiane, nga të cilat ka fituar vetëm dy. Pjesa tjetër e ndeshjeve përfundoi me dy barazime dhe tri humbje. E fundit ishte pikërisht në gjysmëfinale kundër Manchester Cityt sezonin e kaluar, ku Real Madridi u nënshtrua në “Etihad Stadium” 4:0.

Gjyqtari polak kishte drejtuar edhe finalen e Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës, si dhe finalen e Ligës së Kampionëve të fundit ndërmjet Manchester Cityt dhe Interit.

(Kosova Sot Online )