Gol spektakolar për tre pikë të mëdha, Rey Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi

  • S.A /
  • 27 April 2024 - 17:07
Gol spektakolar për tre pikë të mëdha, Rey Manaj vazhdon shkëlqimin në Turqi

Rey Manaj shënon golin e radhës në elitën e futbollit turk me Sivassporin, transmeton "Kosova Sot Online ".

Sulmuesi shqiptar ka qenë vendimtar në fitoren e Sivassporit me rezultat minimal 1-0 ndaj Konyasporit.

715751

27-vjeçari i dhuroi fitoren skuadrës së tij në takimin përballë Konyasporit të Sokol Cikalleshit dhe Valon Ethemit.

Ishte minuta e 86-të kur Manaj mposhti portierin kundërshtar falë një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Me golin e sotëm, Manaj shkon në kuotën e 18 golave në elitën e futbollit turk. 

(Kosova Sot Online )