Ky ekip ëndërron për rikthimin e Guardiolas

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 18:51
Ky ekip ëndërron për rikthimin e Guardiolas

Kërkimi i Bayern Munichut për një trajner mund të zvarritet për më shumë sesa krerët e klubit kanë menduar.

Tani, sipas “Kicker”, gjiganti gjerman po shpreson për një rikthim të papritur.

Bayerni thuhet se po ëndërron rikthimin e Pep Guardiolas në “Allianz Arena” pas tetë vjetësh.

Kontrata e spanjollit me Manchester Cityn skadon në verën e vitit 2025.

Tani për tani nuk ka asnjë indikacion se ai do të rinvojë kontratën me kampionët në fuqi të Anglisë dhe Evropës.

Guardiola ka ende një apartament në Mynih dhe viziton rregullisht qytetin jugor gjerman.

Mund të sugjerohet gjithashtu se ai ka një punë të papërfunduar në Bavari, pasi nuk arriti të fitojë Ligën e Kampionëve gjatë periudhës së tij tre-vjeçare te “Bavarezët”, derisa me Manchester Cityn tashmë ka fituar gjithçka që është e mundur për të fituar.

Një rikthim i Guardiolas do të zgjidhte situatën e Bayernit sa i përket trajnerit të ardhshëm, pasi siç dihet trajneri i tanishëm, Thomas Tuchel, do të largohet në fund të sezonit.

(Kosova Sot Online)