Hernandez mes Milanit dhe Bayernit

  • A.P /
  • 06 May 2024 - 21:22
Hernandez mes Milanit dhe Bayernit

Ka raporte të përziera për të ardhmen e Theo Hernandez, i cili duket të jetë mes Milanit dhr Bayern Munichit.

“Mundo Deportivo” raportoi se ai është i hapur për t’u bashkuar me gjigantin gjerman, kurse burimet italiane këmbëngilin se ai dëshiron të qëndrojë në “San Siro”.

Mbrojtësi i majtë është bërë një nga më të mirët në botë në rolin e tij dhe ka fituar një vend në Kombëtaren e Francës falë paraqitjeve të tij për “Kuqezinjtë”.

Çmimi i tij është rritur në të paktën 80 milionë euro dhe Bayern Munichi dihet se e sheh atë si një zëvendësues ideal për Alphonso Davies.

Sipas “Mundo Deportivo”, Hernandez i ka thënë tashmë Bayernit se është i gatshëm të bëjë lëvizjen nëse ata arrijnë të mbyllin një marrëveshje me Milanin.

Megjithatë, burimet italiane, përfshirë “Radio Rossonera”, mbeten të bindur se 26-vjeçari dhe familja e tij do të preferonin të qëndronin në Milano, duke rinovuar edhe kontratën.

Manchester United, Chelsea dhe madje edhe Al-Hilal besohet se do të ishin gjithashtu të gatshëm t’i bashkoheshin garës, nëse do të bëhej e ditur se francezi është i hapur për t’u larguar nga “Rossonerët”.

Theo Hernandez me Milanin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026. 

(Kosova Sot Online)