A është kjo gruaja më me fat në botë? Shtylla elektrike e shpëton nga vdekja (Video)

  • 30 August 2016 - 16:28
A është kjo gruaja më me fat në botë? Shtylla elektrike e shpëton nga vdekja  (Video)

Falë një shtylle elektrike e cila ishte e vendosur vetëm disa metra larg, gruaja më me fat i ka shpëtuar vdekjes së sigurt.

E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme është filmuar në qytetin Vladiavkaz në pjesën jugperëndimore të Rusisë.

Derisa vetura BMW 525 po tentonte të bënte një kthesë derisa po lëvizte me shpejtësi të madhe, shoferi humb kontrollin dhe duke u rrokullisur përfundon duke u përplasur në një shtyllë elektrike.

Ndërsa gruaja e shokuar duke parë se po e pret më e keqja, shtanget në trotuar por që fatmirësisht shpëton pa as më të voglin lëndim.

(Kosova Sot)