Djaloshi 3 vjeçar i lindur pa sy dhe hundë – mjekët bëjnë çudinë! (Video +18)

  • 04 July 2015 - 10:30
Djaloshi 3 vjeçar i lindur pa sy dhe hundë – mjekët bëjnë çudinë! (Video +18)

Fëmija 3 vjeçar nga Maroku,Yahya El Jabaly është praktikisht i lindur pa fytyrë. Djali ka lindur pa sy, ka një vrimë në mes të kokës dhe nuk ka nofulla.

Ai është i lindur me deformime, sepse nëna e tij gjatë shtatzënisë kishte komplikime dhe kockat e tij nuk ishin në gjendje për t’u formuar.

Megjithatë djali është operuar kohët e fundit në Australi dhe ndërhyrja kirurgjikale ka zgjatur 18 orë,  transmeton TetovaSot.

Mjeku Tony Holmes, i cili e ka operuar fëmijën ka arritur të kryej ndërhyrje rindërtuese, pas të cilës tani Yahya do të ketë një jetë shumë më të lehtë.