Në mes të acarit, 3-vjeçari kërkon të ëmën (Video) - TV - Kosova Sot
Nė mes tė acarit, 3-vjeēari kėrkon tė ėmėn (Video)

Nė mes tė acarit, 3-vjeēari kėrkon tė ėmėn (Video)

Në internet është shpërndarë videoja e një 3-vjeçari të veshur me pizhame, i cili dukej afër një pike karburanti në kërkim të nënës së tij.

Videoja është filmuar në një karburant të Detroit, SHBA rreth orës 4:30 të mëngjesit. Ai vazhdonte të përsëriste emrin e së ëmës derisa erdhi një oficer policie dhe e kapi përdore duke e shoqëruar në makinën e policisë.

Gjatë xhiros që ata po bënin panë mamanë e vogëlushit e cila ishte duke bërtitur e tmerruar në kërkim të vogëlushit të saj të humbur.

Mesa duket ai ishte zgjuar nga gjumi duke kërkuar të ëmën, e cila kishte qenë në gjumë brenda në shtëpi. Sipas policisë gjithçka kishte qenë vetëm një incident.

(Kosova Sot)

 
21 orë e 23 minuta më parë