Gjarpërinjtë në "Lumin urban" të Shpend Ahmetit! (Foto/Video)

  • 17 May 2017 - 10:11
Gjarpërinjtë në

“Lumi urban” që ndodhët në "Tauk Bashqe" të Prishtinës është shndërruar në kanal të ujërave të zeza ku aty kundërmon erë e keqe. Ky lum fillimisht ishte ndërtuar për ta përcjellë rrjedhën e ujit që vinte nga Parku “Gërmia” , por më pas ai degradoi tërësisht dhe banorët që kanë shtëpitë afër këtij lumi ankohen me të madhe, sidomos gjatë stinës së pranverës e verës ku qëndrimi aty është i padurueshëm. Megjithëse ishte menduar që pranë këtij lumi të ketë shëtitje të qytetarëve për shkak se hapësirat përrreth tij janë bërë me ndriçim dhe fresku i “Gërmisë” është afër, gjendja aktuale e lumit është si mos më keq. Dora e komunës që udhëhiqet nga kryetari i dështuar i saj, Shpend Ahmeti nuk duket gjëkundi. Po të ishte mbuluar lumi me beton nga komuna, nuk do të ndjehej era e keqe nga banorët por edhe ata që shëtisin te Parku në “Tauk Bashqe”.

Nuk mungojnë as gjarpërinjtë e ngordhur mbi kanal. Komuna e Prishtinës, në mesin e qershorit të vitit 2013 kishte investuar në këtë park në vlerë afër 500 mijë euro i  cili përfshin një sipërfaqe prej 18 hektarësh, por del që paratë nuk e kanë zgjidhur problemin e banorëve por edhe atyre që duan të bëjnë rekreacion në këtë pjesë të Prishtinës. 

(Kosova Sot)

ImageImage