Sahitaj: "Vetëvendosje" është krijuar vetë nga dhuna dhe dëshiron të instalojë sistemin totalitar e anarkik (Video)

  • 17 May 2017 - 11:02
Sahitaj:

"Vetëvendosje" është krijuar vetë nga dhuna dhe dëshiron të instalojë sistemin totalitar e anarkik. Sipas tyre, dhuna do të jetë mjeti me të cilën qytetarët tanë duhet të jenë të dëgjueshëm e të nënshtruar, sipas direktivave të kësaj partie. "Vetëvendosje" është duke i përdorur militantët, të cilët po i shndërron në viktima dhe nga këto viktima po dëshiron e planifikon të ngrihet, duke u përpjekur kështu të marrë pushtetin", thotë për gazetën "Kosova Sot" analisti Reshat Sahitaj. Analisti politik, Reshat Badallaj, thotë se duke bërë krahasimin e jetës së tij që bën në Gjermani, ku vërtet është vend demokratik dhe ndryshe Gjermania quhet shtet i ligjeve, ku me përpikëri respektohet ligji, në një shtet të tillë një subjekt politik si 'Vetëvendosje'. Në Kosovë as që do të mund të merrte leje veprimi dhe as legalitet me letra. "Gjermania është një shtet që ka kulturë demokratike për lakmi, që krahasuar me vendin tim, ku më ka rënë për herë të parë koka për tokë, jemi larg të qenët me kulturë demokratike, e jo vetëm ligjore, por mjerisht i kemi humbur edhe elementet e kulturës tradicionale shqiptare. Përse e kam parasysh këtë? Kur i krahasoj veprimet e ish-lëvizjes 'Vetëvendosje', dhunën në rrugë, në Kuvend, dorën në zemër edhe do ta arsyetoja, sepse më ka rastis të shoh veprime të tilla edhe gjetiu, por veprimet e dhunshme të ish-lëvizjes 'Vetëvendosje' në rrugë janë të jashtëligjshme, të neveritshme dhe të dënueshme me ligj, e mos të flasim për të marrë pushtetin me dhunë, që sa të jetë toka dhe qielli nuk do të vinin këta në pushtet

(Kosova Sot)