Berisha: Si u lejua të përzihen nga vendi i tyre i punës 1700 punëtorë?!!! (Video)

  • 20 June 2017 - 11:53
Berisha: Si u lejua të përzihen nga vendi i tyre i punës 1700 punëtorë?!!! (Video)

Kryetari i Sindikatës së Amortizatorëve, Ramush Berisha, thotë se vetë privatizimi i këtij gjiganti ka qenë i kundërligjshëm dhe tani nuk habitet fare se çfarë ndodh aty dhe si pronarët e tij të tanishëm mundohen që t'i ikin një zgjimi eventual të drejtësisë për të vepruar, qoftë edhe duke e transferuar pasurinë jashtë vendit dhe regjistruar në emra fiktivë. "Sa herë kemi trokitur edhe në derën e të zgjedhurve të popullit dhe deri më këtu asnjëherë nuk u brengosën që të kujdesen për këtë pasuri, e cila shkoi në duart e matrapazëve, në duart e interesave personale dhe jo të interesit të përgjithshëm shoqëror. Ne na ka habitur shumë fakti se si u lejua të përzihen nga vendi i tyre i punës 1700 punëtorë që secili punëtor ka pasur një familje së paku 5 anëtarësh, që i bie se janë 8500 njerëz të mbetur pa kafshatën e bukës së gojës", u shpreh ai."Derisa njerëzit nuk u mërzitën me kohë për atë shkelje flagrante që e kanë bërë në fillim çka mund të mërziten ata sot se si dhe çka po ndodh edhe me TV Klanin që për mua nuk është fare interesante, edhe pse dikush thotë që është e 'Devollit' e dikush thotë se është e Baton Haxhiut, e dikush thotë se mund të regjistrohet në Kosovën tonë të lirë, por edhe diku në një shtet tjetër, kjo nuk na habit fare, ngase strukturat e shtetit kur nuk mërziten ne veç e kemi humbur besimin në shtet ditaditës", tha Ramush Berisha