Ka pak shpresa për liberalizim të vizave shpejt (Video)

  • 12 September 2017 - 12:54
Ka pak shpresa për liberalizim të vizave shpejt (Video)

Kosova ka mbetur e fundit për mos liberalizim të vizave, dhe ka pa pak shpresa që qytetarët të udhëtojnë pa viza për kohë të shkurtër. Të anketuarit e “Kosova Sot” theksojnë se liberalizimi i vizave nuk do të ndodhë pa një luftë të vendosur kundër korrupsionit.

Image

 

Blerim Burjani thekson se liberalizimi i vizave varet shumë nga temat që janë shtruar që një kohë të gjatë, lufta kundër korrupsionit, rendi dhe ligji, problemet e mëdha ekonomike, etj. “Ideja në këtë shtet është që të os ndërtohet asgjë”.

Image

 

Enes Islami ka pohuar se shpresat janë shumë të vogla, por beson se do të ketë liberalizim të vizave. “Kemi pritur mjaft dhe mendoj se i kemi plotësuar të gjitha kushtet për të pasur liberalizimin dhe që shteti të ecë përpara”.

Image

 

Avni Citaku konstaton se është momenti i fundit për liberalizim vizash. Shton se qytetarët janë mjaft të zhgënjyer.

Image

 

Sabri Dushullovci vlerëson se as qeverinë e vjetër dhe as me të rejën nuk dhe nuk do të ketë liberalizim vizash. “Nuk pres asgjë prej tyre, pasi ju konvenon vetëm kjo situatë që të pasurohen dhe nuk mendojnë për qytetarët asgjë”.

 (Kosova Sot)