Kuçi: Marrëveshjet jofunksionale të shmangen (Video)

  • 15 September 2017 - 11:07
Kuçi: Marrëveshjet jofunksionale të shmangen (Video)

Po aq besim ka në fuqinë e kryeministrit për ta menaxhuar çdo provokim të Listës Serbe edhe politologu Gurakuq Kuçi, sipas të cilit Lista Serbe me veprimet e saj të dirigjuara nga Beogradi vetëm po mundohet që tani të zbutë opozitarizmin e saj në Serbi dhe Vuçiq të arsyetohet se përkundër që e përkrahën z. Haradinaj, u mbesin besnik interesave të Serbisë dhe ndjekin vijën e Moskës, pasi sipas tij takimet me subjektet politike ruse janë të karakterit privat dhe jozyrtar. "Këto takime nuk janë zyrtare dhe nuk kanë asnjë të drejtë për marrëveshje shtetërore. Kosova është çështje e kryer për shtetësinë e saj, këtë e garantojnë SHBA-të dhe BE-ja", tha Kuçi. Ai konsideron se shumë më tepër mund ta dëmtojnë shtetësinë e Kosovës marrëveshjet që mund t'i arrijë qeveria jonë me i analizuar dhe diskutuar mirë ato, kur bëhet fjalë për raportet me Serbinë, se sa ndonjë sjellje individuale e përfaqësuesve të Listës Serbe. "Megjithatë, ne duhet të kemi kujdes nga marrëveshjet të cilat mund ta bëjnë Kosovën jofunksionale dhe z. Haradinaj edhe me qeverisjen 100- ditore ka pas treguar efektivitet me të drejta ndaj serbëve. Pra ekziston mundësia që ne tani serbët e Kosovës t'i rikthejmë pro shtetit, të cilët pastaj do e shohin Kosovën dhe partitë liberale serbe në Kosovë si zgjidhje adekuate ku një zhvillim i tillë vetëm sa do ta minojë Beogradin me politikën e tij destruktive dhe vetë Listën Serbe. Serbët duhet të ndihen të lirë në shtetin e Kosovës dhe një punë e mirë e qeveris që dua ta besoj se do e bëj z. Haradinaj është një e mirë edhe për qytetarët serbë në Kosovë", ka potencuar Kuçi. 

"E them me bindje të plotë se Qeveria e Kosovës më shumë rrezikohet nga vetë koalicioni dhe opozita shqiptare sesa nga Lista Serbe, prandaj tani është momenti që edhe dy subjektet politike opozitare ta rishqyrtojnë qëndrimin e tyre me të cilin më shume do i bënin të mira vetes sesa duke minuar punën e qeverisë, e cila duhet të përkrahet vetëm e vetëm që të mos lejohet të mbetet nën ndikimin e Beogradit", tha Gurakuq Kuçi.

(Kosova Sot)