Pushtetarët e papërgjegjshëm e lanë Kosovën të fundit për integrime evropiane (Foto/Video)

  • 21 September 2017 - 12:31
Pushtetarët e papërgjegjshëm e lanë Kosovën të fundit për integrime evropiane (Foto/Video)

Një vend i ndihmuar edhe nga ndërkombëtarët në proceset e ndryshme dhe atë të pavarësisë është e habitshme se si ka mbetur e fundit në rajon për integrimet evropiane. Të fundit jemi në fushën e liberalizimit të vizave dhe të fundit edhe në procese të tjera integruese. Të anketuarit e “Kosova Sot” i bëjnë fajtore të gjitha qeveritë e Kosovës që nuk i plotësuan kërkesat e BE-së, si janë çështja e demarkacionit, asociacionit si dhe mungesa e sundimit të ligjit.

 
Image

Izet Ismajli thekson se faji është te politikanët tanë që nuk janë syqelë dhe nuk shohin para me synim të integrimit në BE. “Problemet janë asociacioni demarkacioni dhe lufta ndaj korrupsionit”.

Image

Shemsi Muçiqi konsideron se fajtorë janë qeveritë tona që nuk luftuan korrupsionin dhe nuk kryen detyrat e shtruara nga BE-ja si janë shënimi demarkacioni,  asocaiacioni dhe luftimi i krimit të organizuar.

Image

 

Për Ismajl Muçiqin arsyet dihen dhe ato vijnë nga mosfunksionimi i ligjit nga mungesa e demokracisë, nga kapja e shtetit si dhe mospërmbushja e kërkesave të BE-së, prandaj edhe jemi ende jashtë BE-së.

Image

Ndërkaq  Muharrem Musliu thekson se jemi të fundit se asnjë shtet nuk është bërë pjesë e BE-së pa plotësuar disa kushte. “Ne kemi stagnuar se kemi pasur strandarde më të vështira dhe se jemi shumicë myslimane”.

(Kosova Sot)