Skitari provon të shkëputet lart, por e pëson keq (Video/Foto)
Një skijues përjetoj një “aterim” më të vështirë se sa e kishte menduar derisa u shkëput nga nga një shkëmb gjigant duke bërë që ai të rrokulliset tatëpjetë malit pa ski në këmbë, transmeton gazeta Kosova Sot.
Shokët e tij i dhanë kurajo para se ai të lëshohej. Në fillim dukej gjithçka në rregull derisa ra në borë dhe u duk sikur skitë e tij depërtuan më shumë se duhet në borë duke e rrëzuar.
Ngjarja besohet të ketë ndodhet diku në SHBA.
(Kosova Sot)