Hertica: Të reformohet kjo garniturë politike (Video)

  • 10 October 2017 - 12:48
Hertica: Të reformohet kjo garniturë politike (Video)

Analisti politik Ali Hertica thotë se aq thellë kanë depërtuar individët e inkriminuar nëpër parti politike, bashkë me servilët e ndryshëm, saqë është bërë i pamundur depërtimi i kuadrove të reja e profesionale, prandaj kjo po e dekurajon qytetarin dhe po e rrit mosbesimin në parti politike, por edhe në institucionet që drejtohen prej tyre."Nuk mund të kemi as institucione kredibile, në interes të zhvillimit të vendit, dhe as parti politike me programe konkrete për qytetarin, derisa nuk pastrohet dhe reformohet rrënjësit kjo garniturë e partive politike. Shumica e partive politike janë të stërngarkuara e të dominuara, të kontrolluara nga lidhjet e ngushta klienteliste dhe njerëz të inkriminuar, të cilët nuk po lejojnë freskimin e tyre me forca të reja akademike e profesionale, prandaj nuk kemi as projekte serioze në interes të zhvillimit të vendit. Kjo bën që qytetarët brezin i ri e të shkolluar të humbë shpresën dhe të kërkojë jetë më të mirë jashtë vendit", u shpreh Hertica për "Kosova Sot".

(Kosova Sot)