13-vjeçari shqiptar mahnit publikun dhe jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani (VIDEO)

  • 14 March 2018 - 11:24
13-vjeçari shqiptar mahnit publikun dhe jurinë e “The Voice Kids” në Gjermani (VIDEO)

Gjithnjë e më shumë të rinj shqiptar po hedhin hapa drejt suksesit në talent show në shtete të ndryshme të botës, duke dëshmuar se vendi ynë ka talente të jashtëzakonshme.

Dhe së fundmi, ka qenë radha e 13-vjeçarit Besim Karpuzi nga Shala e Lipjanit për ta treguar këtë. Vogëlushi së fundmi ka konkurruar në “The Voice Kids” në Gjermani ku ka mahnitur jo vetëm publikun, por edhe anëtarët e jurisë me zërin e tij engjëllor.

Teksa ai këndonte, publiku nisi të brohoriste me të madhe duke nxitur jurinë të shtypte butonat. Ndiqni videon e performancës së tij me këngën “The Rainbow Connection”.

 

(Kosova Sot)