Konsumatori është i pambrojtur në Kosovë(Foto/Video) - TV - Kosova Sot
Konsumatori është i pambrojtur në Kosovë(Foto/Video)

Konsumatori është i pambrojtur në Kosovë(Foto/Video)

Të anketuarit shprehen se konsumatori i Kosovës është shumë pak i mbrojtur nga ana e shtetit dhe për pasojë jemi bërë një deponi e mallrave ushqimore me afate të skaduara

 

Image

 

Albert Maloku thekson se të bëhet debat për këtë temë 18 vite pas lufte është mëkat dhe duhet thënë se konsumatori nuk ka qenë i mbrojtur nga AUVK-u, Inspektorati Sanitar që lejuan të futen mallra ushqimore me afat të skaduar.

Image

 

Blerim Krasniqi thotë se  vetëm nëse zoti na mbron se nga shteti nuk ka mbrojtje. “Jemi bërë oazë e artikujve ushqimorë jashtë afatit. Afera e mishit është vetëm një nga aferat e ushqimit me afat të skaduar”.

Image

 

Ismajl Hamiti shprehet se  afera e furnizimit të tregut me mish me afat të skaduar tregon se konsumatori nuk është i mbrojtur. “Shteti duhet ta mbrojë më shumë konsumatorin sidomos në artikujt ushqimorë”.

 

Image

 

Xhavit Nimani thotë se nga ajo që kemi parë në media, konsumatori nuk është mbrojtur fare dhe është i rrezikuar shumë nga produktet e importuara ushqimore me afat të skaduar së bashku me produktet e mishit

 

15 orë e 41 minuta më parë
17/07/18