Qytetarët, të pakënaqur me punën e opozitës në Kosovë (Foto/Video)

  • 03 July 2018 - 11:17
Qytetarët, të pakënaqur me punën e opozitës në Kosovë (Foto/Video)

Të gjithë të anketuarit thonë se janë të pakënaqur me punën e deritashme të opozitës duke vlerësuar se ajo nuk është në nivelin e detyrës dhe se janë shumë të  përçarë në mes vete .

Image
 
Ismajl Hamiti theksoi se apsolutisht nuk është i kënaqur sepse opozita duhet të jetë e koordinuar për çështjet madhore dhe duhet të ketë qëllim dhe pikë referimi për të cilën duhet të luftojnë.
Image

 

Shyqyri Nici shprehet i pakënaqur sepse nuk kanë bashkëpunim në mes tyre që t’i këundërvihen pozitës. “Jemi të pakënaqur sepse si opozitë kanë kuadro por duket se kanë thyerje në mes vete”.
Image

 

Nezir Restelica thekson se opozita nuk është në nivel të detyrës dhe se nuk mund të bëjnë më shumë për dukuritë negative. “Ata më tepër mbrojnë interesat partiake  se sa që mbrojnë interesat e qytetarëve”.
Image

 

Xhevat Prebreza mendon se opozita nuk është në nivel të detyrës se nuk kanë unitet dhe janë të përçarë si në Lëvizjen VV që nuk janë në marrëdhënie të mira me LDK-në. “Aktualisht opozita po e ndihmon pozitën”.  
 

(Kosova Sot)