Rrezikon jetën për të filmuar shpërthimin në fabrikë (Video)

  • 26 November 2015 - 22:31
Rrezikon jetën për të filmuar shpërthimin në fabrikë (Video)

Në një fabrikë kimike në Kinë, janë lëshuar alarmet për evakuim, meqë pritej një shpërthim i madh.

Por, pa marrë parasysh paralajmërimin për rrezik, kameramani ka gjetur pozitën e përshtatshme që të filmojë shpërthimin.

Ai ka qëndruar në një cep të rrethuar me tela, teksa flakët marrin vëllim dhe ngrihen sipër.

Mësohet se këto flakë shpërndajnë helme të shumta, sepse kanë si bazë materie të ndryshme kimike.

Fatkeqësisht, ky është vetëm një nga shpërthimet e shumta në fabrika në Kinë, që ndodhin pothuajse në baza ditore.