Pengon keqbërësin në ndjekje, ja çfarë i bën policia (Video)

  • 09 February 2016 - 08:17
Pengon keqbërësin në ndjekje, ja çfarë i bën policia (Video)

Një qytetar i Kingstonit në Britaninë e Madhe mori një falënderim të veçantë nga policia pasi ndihmoi në ndalimin e një personi që po ndiqej me vrap.

Keqbërësi ishte dukshëm në avantazh ndaj policëve, por një stërkëmbësh nga një kalimtar i rastit e rrëzoi atë përtokë.

“Falënderojmë personin që ndihmoi efektivët e policisë në ndjekje. #Legjendë”, shkroi policia e Kingstonit në profilin e vet në “Twitter”.

Më vonë u mësua se personi i ndaluar ishte një 17-vjeçar që shpërndante drogë të cilësisë së parë.

(Kosova Sot)