Shpëton për mrekulli, 2-vjeçarja bie nga dritarja e autobusit (Video)

  • 01 May 2016 - 17:23
Shpëton për mrekulli, 2-vjeçarja bie nga dritarja e autobusit (Video)

Ky është momenti dramatik, kur një dyvjeçare bie nga dritarja e një autobusi, i cili po ecte.

Ngjarja ka ndodhur në një provincë të Kinës. Fatmirësisht, një makinë që po vinte pas autobusit ka parë vogëlushen dhe ka ndaluar pa e përplasur.

Videoja tregon se si vajza del nga dritarja e autobusit, më pas e ëma del nga makina për të parë të bijën, e cila ishte duke qarë. Sipas shoferit të autobusit, nëna e 2-vjeçares i ka thënë atij se vajza është mirë dhe të vazhdojë rrugën.

Shoferi ka shtuar se vogëlushja ishte ulur pas mamit dhe po luante afër dritares në momentin që është rrëzuar. Gjithashtu, ai i ka kërkuar nënës një numër telefoni që kompania ku punonte të ishte në kontakt në lidhje me shëndetin e vajzës.

Sipas tij, ajo ka refuzuar një gjë të tillë dhe është larguar.

(Kosova Sot)