Lexoni edhe:
Heidi e këshillon Romeon me disa fjalë
Loja me pyetjet anonime në BBVIP AL që banorët nuk do të guxonin t’i bënin hapur, shkaktoi debatoi një ditë më parë një shtëpi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Ilnisa, a do të bëje se*ks për të shkuar në finale”, “Romeo, pse po luan më dobët se Donaldi”, “Bardhi, e kupton sa trap po del”, ishin disa nga pyetjet që revoltuan konkurrentët. Përplasja më e ashpër ishte mes Julit dhe Romeos, ndërsa ky i fundit kërkoi që pyetjet të hapen.
Heidi e këshillon Romeon me disa fjalëLexoni edhe:
Gjatë diskutimit në emisionin e kësaj mbrëmjeje, Juli shprehu se nuk kishte nevojë të zbulonte pyetjet e të tjerëve, duke thënë se kishte marrë përgjigjet që ishin të nevojshme për pyetjet që ajo vetë kishte bërë. Nga ana tjetër, Romeo e karakterizoi aktorin si një lojtar të dobët. Pjesëmarrëse të tjera si Erjola, Egla dhe Rike gjithashtu ndërhyrën në diskutim.
Një pjesë nga debati:
Romeo: Mendoj se Juli u ndikua nga pyetjet pse e ke frike Romeon të përballesh dhe e mori si sfidë. Më lëndoi pyetja për Donaldin. Pse po luan më keq se Donaldi. Do të thotë që Donaldi luajti keq, unë po luaj akoma më keq.
Juli: Situata është e qartë. U bënë disa pyetje, dikush u ndje keq. Unë jam i kënaqur nga përgjigjet për pyetjet që mora. Ishin përgjigje shteruese dhe nuk kisha interes të dija pyetjet e tjera. Romeo del mbledh të tjerët atje jashtë. Unë nuk e pashë të arsyeshme të ngrija dorën, sepse nuk më duhej. Kam bezdi nga këto gjyqet publike.
(Kosova Sot Online)