Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

  • E.K /
  • 09 May 2024 - 09:10
Adriana Matoshi: Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por Zoti po do që unë të jetoj fuqishëm

Aktorja dhe deputetja e VV-së, Adriana Matoshi, ka bërë një reagim lidhur me një lajm të pavërtetë që ka qarkulluar në rrjetin social “Tik Tok”, duke pretenduar se ajo ka ndërruar jetë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Lidhur me këtë lajm të pavërtetë ka reguar aktorja, duke shkruar një status.

Matoshi është shprehur se shumë njerëz ja duan vdekjen, por ajo tha se Zoti dëshiron që ajo të jetoj fuqishëm.

“Ka shumë njerëz që ma duan vdekjen, por para Zotit s’po mundeni kurrqysh me dalë, çka me bo që ai po don unë me jetu fuqishëm?”, ka shkruar Matoshi.

(Kosova Sot Online)