Ngacmim seksual në Drenas, arrestohet i mituri

  • 21 March 2019 - 10:19
Ngacmim seksual në Drenas, arrestohet i mituri

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person të mitur në Drenas, pasi dyshohet se i njëjti ka ngacmuar seksualisht një vajzë po ashtu të mitur.

Rasti ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës në Drenas, ku i dyshuari është arrestuar pasi kishte ngacmuar seksualisht viktimën e moshës së mitur.

I dyshuari dhe viktima janë nxënës të shkollës fillore, bën të ditur policia.

Lexo edhe këtë: Policia jep detaje të reja për rrahjen në mes të Sllobodan Petroviqit dhe anëtarit të Listës Srpska

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit në prani të prindit, punëtorit të QPS-së dhe avokatit mbrojtës, është dërguar 24 orë në qendrën e mbajtjes. 

(Kosova Sot)